E BUJSHME/ Juventus grumbullon portierin shqiptar Huli për sfidën ndaj Napolit
Juventusi dhe Napoli përballen sot në orën 18:00 në Torino, në një nga ndeshjet më të pritura të raundit të 22-të të Serie A.
Në prag të kësaj supersfide, vëmendja bie edhe te prania e lojtarëve me origjinë shqiptare. Për këtë duel, stafi teknik ka në dispozicion dy emra shqiptarë, duke rritur kështu përfaqësimin kuqezi në një nga skenat më të mëdha të futbollit italian.
Veç Edon Zhegrovës, i cili figuron mes alternativave për këtë përballje, në listë është përfshirë edhe Raffaele Huli. Portieri 17-vjeçar është pjesë e Juventusit U-20 dhe për herë të parë ka marrë besimin për të qenë me ekipin e parë në një ndeshje kaq të rëndësishme.
Si rrjedhojë, përballë Napolit, Juventusi do të ketë tre portierë të gatshëm: Di Gregorio, Perin dhe talentin e ri Raffaele Huli, i cili konsiderohet një nga projektet premtuese të klubit bardhezi.
Huli është produkt i akademisë së Juventusit dhe ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare U-19, me të cilën ka regjistruar katër paraqitje, duke konfirmuar potencialin e tij për të ardhmen.

KOHA JONË SONDAZH

