E BUJSHME/ Juventus hidhet në sulm për Armando Brojën, Giuntoli nis kontaktet me Chelsea-n

Juventusi po punon për t’i ofruar një skuadër kompetitive trajnerit Thiago Motta. Në pritje për t’u zgjidhur e ardhmja e Federico Chiesës, i cili me gjasë do të largohet nga Torino, drejtuesi i klubit bardhezi vijon të punojë për të afruar një sulmues krahu, por edhe një qendërsulmues.

Milik po vuan dëmtime të shpeshta dhe Vlahovic nuk mund të përballojë sezonin e mbushur me ndeshje. Gazzetta dello Sport në orët e fundit raporton se Juventusi është hedhur në sulm për Armando Brojën.

Sipas tyre bëhet me dije se Giuntoli ka kontaktuar drejtuesit e Chelsea-t për t’u konfirmuar vullnetin e Juventusit për të marrë sulmuesin shqiptar në huazim me të drejtë blerjeje. Ky opsion nuk preferohet shumë nga londinezët, që synojnë që ta shesin për 30 milionë euro ose diçka më shumë.

Gjithsesi deri tani për sulmuesin shqiptar nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete që të kënaqë pretendimet e Chelsea-t, ndaj nuk përjashtohet mundësia që në ditët e ardhshme londinezët të pranojnë opsionin e huazimit të tij te Juventusi.

Thiago Motta ka dhënë miratimin e tij për Brojën, të cilin e sheh sit ë duhurin jo vetëm për të zëvendësuar Vlahovic, por edhe për të luajtur bashkë me serbin në rast të një skeme me dy sulmues.

SHKARKO APP