E BUJSHME/ Juventus hidhet në sulm për Granit Xhakën, e do patjetër në janar
Nuk është hera e parë që merkatoja e Juventusit sjell rikthime idesh dhe pistash të vjetra. Shpesh emrat që janë kërkuar në të kaluarën rikthehen sërish në skenë, dhe kështu po ndodh edhe me Granit Xhakën.
Në verë, bardhezinjtë u dukën të orientuar drejt afrimit të një mesfushori, por pavarësisht largimit të Douglas Luiz, klubi vendosi të mos bëjë asnjë ndërhyrje në repartin e mesit të fushës.
Sipas Tuttosport, pista Xhaka është rihapur me seriozitet, me Juventusin që tani është i vetëdijshëm se duhet të ndërhyjë në janar. Arsyeja që transferimi nuk u konkretizua në verë lidhej me moshën e lojtarit dhe çmimin prej 15 milionë eurosh që kërkonte Bayer Leverkusen, gjë që e la Xhakën jashtë listës së prioriteteve.
Ndërkohë, situata në fushë ka ndryshuar. Drejtuesi Comolli duket se ka reflektuar dhe trajneri Luciano Spalletti ka nevojë për një lider në mesfushë. Tandemi Locatelli–Thuram nuk po mjafton më, ndërsa Xhaka shihet si profili ideal për të sjellë eksperiencë, personalitet dhe forcë në 4-3-3-në që po ndërton trajneri.
Forma e mirë që Xhaka ka treguar me Sunderland ka bërë që agjentët e tij të aktivizohen dhe të testojnë interesin e klubeve të mëdha europiane. Këtë herë, Juventus duket gati të bëjë seriozisht për mesfushorin e kombëtares së Zvicrës, i cili mund të bëhet një element kyç në projektin e ri teknik të Spallettit.
Merkatoja e janarit mund të sjellë rikthimin e një ideje të vjetër, por këtë herë me shumë më tepër gjasa për t’u bërë realitet.
KOHA JONË SONDAZH

