E BUJSHME/ Juventus i ofron Cristiano Ronaldon Barcelonës

Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës, teksa Juventusi kërkon të ulë sa më shumë shpenzimet nga paga e futbollistëve. Kampionët e Italisë janë goditur rëndë financiarisht nga pandemia e Covid-19, dhe po synojnë  të eliminojnë kontratën milionere të Ronaldos.

Madje, mësohet se drejtuesit bardhezinj kanë kontaktuar me Barcelonën për të ditur interesin e saj, sipas gazetarit spanjoll, Guillem Balague. Kujtojmë se ylli portugez ishte golashënuesi më i mirë i Juves gjatë sezonit të fundit, me 35 gola në të gjitha garat.

Emri i tij u lakua edhe te PSG, ndërsa tani lidhet me “Camp Nou”. Nëse do të bashkohej me Leo Messin, edhe pse duket një variant i pabesueshëm, do të kishim plot 11 “Topa të Artë” te Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?