E BUJSHME/ Juventus kërkon Hysajn, por gjithçka është në dorën e Sarrit

Juventus ka arritur një marrëveshje me Maurizio Sarrin dhe është në pritje të lirimit nga Chelsea. Më pas do të jetë koha që drejtuesit e bardhezinjve të përqendrohen në merkato për afrimin e lojtarëve cilësorë.

 

Sipas “Corriere dello Sport”, Maurizio Sarri mund të marrë me vete edhe mbrojtësin e kombëtares sonë, Elseid Hysaj. Futbollisti shkodran ka punuar me strategun toskan te Empoli dhe më pas edhe te Napoli, në tri vite shumë të suksesshme për të dy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli dhe është në pritje të një ofertë konkrete. Për momentin ekipi që ka shfaqur më shumë interes është Atletico Madrid, një opsion që lojtari shqiptar do ta pranonte me kënaqësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtësi i Napolit është në pritje të zhvillimeve për të ardhmen e Maurizio Sarrit. Hysaj mund të jetë një xhol për bardhezinjve, pasi mund të luajnë si në të djathtë, ashtu edhe në krahun e majtë. Me një sakrifikim të mundshëm të Joao Cancelo dhe Alex Sandro, bardhezinjtë janë gati të transferojnë një futbollist besnik për Sarrin. Një operacion i ngjashëm ndodhi me De Sciglion, në kohën e ardhjes së Allegrit te skuadra torineze. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?