E BUJSHME/ Juventus kërkon Igli Taren si drejtor sportiv!

Merkato e Juventusit në sezonet e fundit nuk ka qenë në nivelet e duhura, teksa presidenti i Juventusit nuk ishte aspak i kënqur me Paraticin, ndaj dhe e la të lirë gjatë verës, por dhe Federico Cherubini nuk po bind.

“Calciomercato.com” zbulon se Agnelli po mendon të rrëmbejë Igli Taren, drejtor sportiv i Lazios që nga viti 2009. Kontrata e menaxherit shqiptar me klubin e Lotitos përfundon në vitin 2023.

Shqiptari ka qenë në gjendje të bëjë disa goditje me kosto të ulët dhe të gjenerojë përfitime të konsiderueshme kapitale për Lazion. Nuk do të jetë aspak e thjeshtë arritja e një akordi me Lotiton.

Milinkovic-Savic apo dhe emra të tjerë si Felipe Anderson, janë vetëm dy nga dëshmitë e punës së shkëlqyer të Tares, i cili më parë ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm te Milani, por që u hodh poshtë si opsion.

SHKARKO APP