E BUJSHME/ Klopp njofton largimin nga Liverpooli në fund të sezonit: Po më mbaron energjia …

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka tronditur botën e futbollit duke njoftuar se do të largohet nga roli i trajnerit në fund të sezonit. Gjermani zbuloi në një deklaratë se ai kishte informuar klubin për vendimin e tij në nëntor, duke deklaruar se “po i mbaron energjia”.

“Unë jam, si mund ta them, po më mbaron energjia. Nuk kam asnjë problem tani. Jam absolutisht mirë. E di që nuk mund ta bëj punën, përsëri dhe përsëri dhe përsëri.

Pas viteve që patëm bashkë dhe pas gjithë kohës që kaluam bashkë dhe pas të gjitha gjërave që kaluam së bashku, respekti u rrit për Liverpoolin, dashuria u rrit dhe më e pakta që i detyrohem është e vërteta. Ne jemi Liverpool, kemi kaluar gjëra më të vështira së bashku.

Le të japim maksimumin këtë sezon dhe të kemi një tjetër arsye për të buzëqeshur kur të kthejmë sytë pas në të ardhmen”, tha Klopp në një deklaratë të dhënë pak minuta më parë për faqen e Liverpoolit. /R.Lika-Koha Jonë/

‘Why I’ve Made The Decision To Leave Liverpool’ | Jürgen Klopp | The Full Interview

SHKARKO APP