E BUJSHME/ Klubet e Premier League kërkojnë që Manchester City të dënohet me zbritje nga kategoria
Çështja e Manchester City-t kërcënon të prishë të ardhmen e Premier League. Klubi anglez akuzohet se ka kryer operacione të paqarta në bilancin e skuadrës duke thyer qindra rregulla dhe drejtuesit e lartë të ligës u takuan me përfaqësuesit e 20 klubeve për të diskutuar të ardhmen. Ata janë shumë të pakënaqur nga sjellja e City-it dhe për këtë arsye sipas mediave angleze kanë kërkuar rënien e “qytetarëve” nga kategoria.
Fronti i përbashkët është “aq kompakt sa nuk është parë që nga ditët e Superligës” ndaj Manchester Cityt dhe nëse do të konfirmoheshin operacionet e paligjshme financiare, thuhet se kërkesa është që ekipi i Guardiolës të zbresë në Championship dhe jo në kategori më të ulëta.
Tema është delikate dhe ka të bëjë gjithashtu me të ardhmen – si dhe besueshmërinë – e Premier League . Për këtë arsye, drejtuesit e kampionatit në takimin e caktuar më parë me përfaqësuesit e skuadrave përfunduan duke folur kryesisht për rastin e City-t. Opinionet e mbledhura në lidhje me Fair Play-in Financiar kanë qenë të ndryshme – siç konfirmohet nga Independent, por një mur i fortë mospajtimi është ngritur kundër disa operacioneve të Mancester City-it teksa ka thyer rregullat.
Shqetësimi ka të bëjë edhe me imazhin e produktit të Premier League jashtë vendit, pra një kampionat i pastër. 19 klubet e tjera thanë se ishin të gatshëm të bënin betejë në çdo pikë procedurale, edhe nëse kjo do të thoshte që të prisnin të paktën dy vjet për të arritur një rezultat. /R.Lika-Koha Jonë/