E BUJSHME/ La Liga sqaron situatën e Messit: Nuk ikën pa 700 mln euro nga Barcelona

Çudirat nuk kanë fund nga Spanja, atje ku presidenti i La Ligas, ka zgjedhur që të bëjë rolin e një punonjësi të Barcelonës. Edhe pse sqarimi në lidhje me klauzolën e Lionel Messit është e drejtë vetëm e klubit katalanas për të vendosur për mënyrën e largimit, apo edhe për sqarimin e klauzolës nëse është ende aktive, federata ka vendosur që ta bëjë ajo saktësimin e situatës së argjentinasit.

Shënimi i La Liga-s:

“Në lidhje me interpretimet e ndryshme (disa prej tyre kontradiktore me njëra-tjetrën) të publikuara ditëve të fundit në media të ndryshme, në lidhje me situatën kontraktuale të lojtarit Lionel Andrés Messi me FC Barcelona, La Liga e konsideron të përshtatshme për të sqaruar se:

Swiss Digital Desktop Reklama

1) Kontrata është aktualisht në fuqi dhe ka një klauzolë përfundimi të zbatueshme në rast se Lionel Messi vendos të kërkojë ndërprerjen e parakohshme të njëanshme të kontratës, e realizuar në përputhje me nenin 16 të Dekretit Mbretëror 1006/1985, të datës 26 qershor, që rregullon marrëdhënien e veçantë të punës së sportistëve profesionistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

2) Në përputhje me rregulloret në fuqi, dhe duke ndjekur procedurën përkatëse në këto raste, La Liga nuk do të kryejë procesin e vizave paraprake që lojtari të hiqet nga federata nëse nuk kanë paguar më parë shumën e klauzolës së përmendur “. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?