E BUJSHME/ Lionel Messi merr më në fund vendimin për të ardhmen, arrihet akordi
Lajmi që pritej prej javësh më në fund vjen te Barcelona: Lionel Messi ka gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar aventurën në “Camp Nou”. 34-vjeçari do të shkurtojë me 50 për qind pagën e tij për të qëndruar në Katalonjë edhe për 5 vite, teksa avokatët tij po merren me detajet e fundit.
Sipas gazetës Catlaan L’Esportiu, Messi dhe Barcelona arritën një marrëveshje ditën së sotme, teksa shumë shpejt do të bëhen publike edhe detajet. Argjentinasi, i sapo shpallur Kampion Amerike, prej dy javësh është një futbollist i lirë.
Rinovimi është një lajm fantastik për Ronald Koeman, i cili mund të fillojë i qetë përgatitjet për sezonin e ri. Messi do të jetë sërish lideri i ekipit katalanas. /R.Lika-Koha Jone/