E BUJSHME/ Macron ndërhyri për qëndrimin e Mbappe te PSG, presidenti: Thjesht e këshillova!
Besojeni ose jo, por është dashur ndërhyrja e Emmanuel Macron, Presidentit të Republikës së Francës për të bindur Kylian Mbappe që të qëndrojë me PSG. Macron së fundmi ka konfirmuar këtë prapaskenë.
“Po, kam pasur një bisedë me të para se të merrte një vendim për të ardhmen. Thjesht e këshillova, në mënyrë krejtësisht informale, të qëndronte në Francë. Si president unë mendoj se është përgjegjësia ime të mbroj vendin për një çështje të saktë dhe miqësore.
Nuk kam ndërhyrë kurrë në një transferim, si çdo qytetar tjetër për çështjet e futbollit, me intereson vetëm të shoh një ndeshje të mire dhe të brohoras. Në rastin tim për Olympique Marseille”, deklaroi Macron.
Kujtojmë që disa javë më parë, Mbappe konfirmoi se do të rinovojë me PSG, duke refuzuar në këtë mënyrë transferimin te Real Madridi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

