E bujshme/ Marash Kumbulla pranë klubit më të mirë në Itali

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon fantastik në aspektin personal me skuadrën e Hellas Veronës.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është bërë objektiv i disa ekipeve prestigjoz në Serie A por edhe më gjerë. Së fundmi, Lazio e Igli Tares dëshiron që Kumbullën ta sjellin në “Olimpico” gjatë merkatos së janarit. Vlera e kartonit të 19-vjeçarit shqiptar është jo më pak se 10 milionë Euro.

Ndërkohë Lazio është duke bërë një sezon përtej pritshëmrive ku ka arritur të bëj 9 fitore rradhazi në kampionatin italian dhe fitoi Superkupën e Italisë kundër Juventusit. Aktualisht ekipi i drejtuar nga Simone Inzagi është skuadra më në formë në Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?