E BUJSHME/ Messi: Dua të largohem sa më mirë nga Barcelona, më pëlqen Amerika
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se një lëvizje e mundshme në Major League Soccer do të ishte një aventurë tërheqëse, por premtoi se ai nuk do të flasë me klube të tjera në lidhje me një transferim derisa të mbarojë sezoni aktual. Pasi dështoi të largohej nga “Camp Nou” gjatë verës së fundit, tashmë është në muajt e fundit të kontratës, zërat për një largim të mundshëm vijojnë të jenë të shumta.
Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë vlerësuar si destinacionet më të mundshme për argjentinasin. Messi tani ka pranuar që një lëvizje në Shtetet e Bashkuara do t’i pëlqente, duke bërë që ai të ndiqte gjurmët e David Beckham, Thierry Henry, ndërkohë që do të kishte edhe përfitime financiare.
“Gjithmonë kam thënë se do të doja të shijoja përvojën e të jetuarit në Shtetet e Bashkuara, të jetuarit në atë kampionat dhe atë jetë, por nëse do të ndodhë ose jo nuk e di,” tha Argjentinasi për La Sexta .
Messi ndërkohë hodhi poshtë mundësinë që një ditë të luajë për Atletico Madrid, apo Real Madrid, duke u përgjigjur shumë prerë: “Jo, është e pamundur”. Më tej ai sqaroi se do të presë verën për të marrë vendimin për të ardhmen e tij.
“Nuk kam asgjë të qartë deri në fund të vitit, do të pres fundin e sezonit. Gjëja e rëndësishme është që do të mendoj për ekipin, se si ta mbyll sa më mbarë, të mendje për tituj dhe të mos shpërqendrohem nga gjërat e tjera. Nuk di se çfarë do të ndodhë, jam përqendruar në atë që kemi, në atë që mund të bëhet në këto gjashtë muaj. Nuk e mendoj se si do të përfundojë sezoni, sepse sot nuk do të ishte më e mira për mua të mendoj se çfarë do të bëj pasi realisht nuk e di.
Nuk e di nëse do të largohem, por nëse do të ndodhë do të doja që të largohesha sa më mirë. Do të doja gjithsesi që të rikthehesha në këtë qytet, të punoja në këtë klub dhe të jepja kontributin tim. Barcelona është shumë më e madhe se një qytet, dhe shpresoj që presidenti që do të fitojë të bëjë gjërat më të mira për të ndihmuar ekipin që të fitojë trofe”.