E BUJSHME/ Messi i kërkon Barcelonës që të largohet nga skuadra

Lionel Messi ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij të gjatë te skuadra e Barcelonës. Futbollisti argjentinas sipas mediave iberike i ka kërkuar drejtuesve që të aktivizohet klauzola që e lejon të largohet.

Teorikisht, kjo klauzolë duhej të aktivizohej para 1 qershorit, por rrethanat e pazakonta të pauzës për shkak të koronavirusit bënë që ai të mund të kërkojë tashmë largimin.

Messi pati një takim me Koeman të premten e kaluar, ku i komunikoi se e sheh veten më shumë jashtë se brenda ekipit. Në këtë mënyrë Manchester City dhe PSG pritet që të nisin sulmin për ta rrëmbyer në ekipin e tyre. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP