E BUJSHME/ Mike Tyson: Dua të rikthehem sërish në ring, ja shkaku
Mike Tyson kërkon të rikthehet sërish në ring, në një duel me 4 raunde, që do të shërbejë për të mbledhur fonde për bamirësi. “Dua të bëj shfaqje bamirësie, të mbledh para dhe të ndihmoj njerëzit e pastrehë dhe narkotikët si unë”, deklaroi Tyson.
Ish-kampioni i botës për peshat e rënda, i cili ka varur dorëzat prej 15 vitesh, ka nisur të stërvitet për të arritur një formë të pranueshme fizike. Tyson e dha lajmin e bujshëm gjatë një lidhje direkte në Instagram.
53-vjeçari pohoi se pas ditëve të para të stërvitjes, prej ushtrimeve dhe sforcos fizike, i dhemb thuajse i gjithë trupi.