E bujshme, Muriqi pranë ekipit që lufton për titullin kampion

Vedat Muriqi është duke kaluar një momet tejet pozitiv në aspektin personal.

Sulmuesi i Fenerbahces ka shënuar 13 gola në 14 paraqitje me klubin turk këtë sezon duke marrë vëmendjen e disa klubeve prestigjoze në Europë. Pas Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, kosovarit i ka vënë syrin edhe Leicester City.

E përditshmja turke “HaberGlobal” shkruan se për të parë nga afër Muriqin, klubi anglez ka dërguan emisarët për të vendosur në lidhje me një transferim të mundshëm të futbollistit nga Prizereni.

SHKARKO APP