E bujshme/ Napoli kërkon ish-lojtarin e talentuar të Tiranës

Napoli pritet të jetë shumë aktive në merkaton e verës. Mediat italiane shkruajnë se “Të Kaltrit” janë në kërkim të një trekuartisti teksa kanë piketuar për këtë rol Ernest Muçin, ish-lojtarin e Tiranës, pjesë e Legias së Varshavës që nga shkurti i vitit të kaluar.

20-vjeçari kuqezi, me kontratë deri në vitin 2025 në Poloni, është përplasur me Napolin sezonin e kaluar në fazën e grupeve të Europa Legues dhe me sa duket pikërisht në sfidën e dyfishtë në këtë kompeticion (sidomos në Napoli, ku luajti për 80 minuta) europian është pëlqyer nga drejtuesit e skuadrës napolitane.

Muçi po vëzhgohet prej kohësh nga drejtori sportiv i Napolit, Guintoli që e konsideron shqiptarin një lojtar “jolly” për fazën sulmuese, pasi mund të luajë si anësor, por edhe si trekuartist. Muçi vlerësohet si një lojtar mjaft teknik dhe me gjuajtje të kalibruar nga distanca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?