E bujshme nga Anglia, Juve kërkon yllin e Liverpool, gati të investojë 180 mln euro

Largimi i Allegrit dhe zëvendësimi i tij me Mauricio Sarrin ka sjell një ndryshim të madh në filozofinë e klubit bardhezi. Juve nuk është më një ekip i paprekshëm, mbrojtja nuk është më pika e tyre më e fortë, këtë e tregojnë dhe shifrat, në 22 javë kanë pësuar 21 gola. Një ndikim shumë të madh në këtë trend ka pasur shpërbërja e “BBC” së famshme, ku as transferimi i De Ligt nuk e përmirësoi situatën.

Juventus nuk dëshiron të ndalet këtu, me transferimin e De Ligt, pasi sipas mediave angleze, “Zonja e Vjetër” ka piketuar yllin e Liverpool, Virgil van Dijk. Sipas “The Sun”, drejtuesit e klubit bardhezi janë të gatshëm të investoj 180 milion euro për të transferuar holandezin në Torino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?