E bujshme nga Franca, Mbappe mund të rikuperohet për duelin ndaj Atalantës

Dukej një hipotezë e parealizueshme, por në Francë besojnë vërtet se Kylian Mbappe mund të zbresë në fushë për fazën e “Final Eight” në Champions League kundër Atalantës. Sipas “L’Equipe”, që e ka raportuar më faqen e parë, bomberi i PSG ka djegur etapën e rikuperimit nga dëmtimi në kavilie.

Sipas shtypit francez, duke cituar burime brenda familjes, me 90 për qind të mundësive do të grumbullohet për këtë ndeshje. Edhe të mërkurën gjatë finales së Kupës u pa duke ecur normalisht, pa shfaqur probleme.

Përgjigjen përfundimtare do ta japin rezultatet klinike që do të kryhen në ditët në vijim, por me shumë mundësi Tuchel do të ketë në dispozicion një ga sulmuesit më të mirë në botë, i cili mund t’i hapë jo pak probleme Gjimshitit me shok në repartin e prapavijës. /R.Lika-Koha Jone/

Culturethèque - L'Equipe - 02/08/2020 - Detail

SHKARKO APP