E bujshme nga Italia/ Vjen Del Piero dhe Conte, Allegri mund të kalojë te PSG
Një përmbysje në krye të Juventusit duket gjithnjë e më i afërt. John Elkann po mendon një ndryshim që prek presidencën dhe rolet e tjera ekzekutive. Andrea Agnelli dhe Nedved duket se janë dy të parët që mund t’i japin lamtumirën ekipit, ndërkohë që Del Piero është i gatshëm të rikthehet me një detyrë të re si president i klubit. Ndryshimet në nivelet më të larta, mund të shqetësojnë edhe aspektin teknik me një ndryshim të bujshëm në stol.
Max Allegri ka një kontratë deri në vitin 2025 me klubin bardhezi. Largimi i tij duket i vështirë, por së fundmi strategu italian ka përfunduar në listën e dëshirave të PSG, që e shohin si pasuesin e trajnerit Pochettino. Allegri, në të kaluarën refuzoi Real Madridin, por situata tani është ndryshe. Në Paris nuk kanë kultin madrilen të futbollit sulmues dhe do të ishin të lumtur të merrnin pikët e nevojshme edhe pa shijuar një ekip spektakolar.
Nëse do të kishte një ndryshim të presidencës, atëherë Conte mund të rikthehet te Juventusi. Marrëdhëniet mes Contes dhe Andrea Agnellit nuk janë më të mira që përplasja e vitit të kaluar. Në rast se presidencën e merr Del Piero, atëherë gjërat mund të ndryshojnë dhe strategu italian mund të rikthehet “në shtëpi”, në skuadrën që i ka dhënë shumë si futbollist por dhe trajner. Kontrata me klubin londinez është deri më qershor 2023, por dhe mund të gjendet akordi për një zgjidhje të parakohshme. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

