E bujshme/ Perez kërkon rikthimin e Mourinhos në krye të Real Madridit
Në prag të përballjes së Champions League mes Benficës dhe Real Madrid, e përditshmja spanjolle AS ka hedhur një lajm bombastik: rikthimi i mundshëm i José Mourinho në pankinën e “Los Blancos” në fund të sezonit.
Sipas raportimit, presidenti Florentino Pérez është në kërkim të një profili me eksperiencë, pas shkarkimit të Xabi Alonso dhe periudhës së përkohshme me Arbeloan.
Ideja do të ishte një operacion “stil Ancelotti”, duke shfrytëzuar një klauzolë në kontratën e Mourinhos që i lejon atij të largohet nga Benfica pa penalitete brenda dhjetë ditëve nga përfundimi i kampionatit.
Edhe pse “Special One” ka mohuar publikisht kontakte të fundit me drejtuesit madrilenë, ai ka konfirmuar ekzistencën e klauzolës liruesе. Marrëdhënia e tij e mirë me Perez dhe lidhja e fortë me tifozët e Realit vazhdojnë të ushqejnë spekulimet.
Ironikisht, zërat për rikthimin e tij intensifikohen vetëm pak orë para sfidës në “Da Luz”, ku Mourinho synon të përsërisë suksesin e mëparshëm që e detyroi Real Madridin të kalojë në fazën play-off.
KOHA JONË SONDAZH

