E BUJSHME/ Real Madrid transferon falas super mbrojtësin e Bayernit

Real Madrid është shumë pranë arritjes së një marrëveshje për transferimin e David Alaba-s gjatë merkatos së verës. Los Blancos do të sigurojnë falas shërbimet e austriakut, të cilit i përfundon kontrata me 30 qershor me Bayernin.

Merengues si gazetës “Marca” dhe “AS” i kanë ofruar një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në sezon. Në total janë 40 milionë euro të shpenzuara për 4 vite, për një nga mbrojtësit më të mirë në vitet e fundit, teksa mund të luajë si në krahun e majtë dhe në qendër të mbrojtjes.

Alaba ka luajtur në 404 ndeshje me Bayernin, duke shënuar në total 39 gola, ndërkohë që ka dhënë edhe 49 asistë. Ai asnjëherë nuk është ndëshkuar me karton të kuq, ndërkohë që ka koleksionuar 17 të verdhë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP