E BUJSHME/ Real Madridi futet në skenë për të rrëmbyer Lewandowskin në verë

“Lewandowski futet në skenë”. Te Real Madridi kanë filluar të mendojnë për super sulmuesin e Bayernit, të paktën kështu beson gazeta “AS.  Sipas gazetës spanjolle, bomberi polak do të dëshironte ta përfundonte karrierën e tij te “Los Blancos”, prandaj ka udhëzuar përfaqësuesit e tij për të gjetur një marrëveshje me gjigantët e “Santiago Bernabeu”.

Bayern Munich do të gjendet në një pozicion të vështirë në fund të sezonit. Me skadimin e kontratës në qershor 2023, në fakt, klubi bavarez do të detyrohet largoje yllin e saj për një shifër prej 30-40 milionë eurosh.

Nga ana tjetër, paga e polakut nuk do të ishte problem për Real Madridin. Politika e borxhit zero të Bayernit është shumë strikte dhe Lewandowski është lojtari me pagën më të lartë në skuadrën bavareze, me 12 milionë neto në sezon. Skuadra madrilene është gati që t’i ofrojë një shifër shumë më të lart.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?