E BUJSHME/ Shokohet Juventusi, ndeshja me Napolin do të riluhet!

Bordi i Garancisë Sportive ka përmbysur dy nivelet e para të gjykimit sportiv teksa ka vendosur që ndeshje Juventus-Napoli të luhet. Të Kaltërve ndërkohë u është hequr edhe dënimi prej një pikësh.

Klubi i De Laurenttis ka bindur me arsyet e tij në Apel. Teksa më parë ishte vendosur nga Gjykata Sportive që ndeshja të fitohej në tavolinë nga Juventusi dhe t’i hiqej 1 pikë në renditje.

Pas këtij vendimi, tani i takon Ligës së Serisë A që të gjejë një datë të lirë për të caktuar zhvillimin e sfidës, që tani do të klasifikohet si e prapambetur. Momentalisht nuk ka ende një datë se kur mund të luhet kjo ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?