E BUJSHME/ Strakosha është portier i Manchester United, pritet të udhëtojë në Angli për të firmosur
Thomas Strakosha mund të konsiderohet si portier i skuadrës së Manchester United. Mediat angleze së fundmi raprotojnë se marrëveshja është arritur, teksa tashmë mungon vetëm firma.
Gjigantët britanikë dhe ish-lojtari i Lazios në Itali kanë arritur marrëveshjen, dhe mungojnë vetëm disa hallka burokratike për zyrtarizimin, me shqiptarin që pritet t’i bashkohet ekipit të ri në Melburn të Australisë, ku po stërviten britanikët.
Strakosha për momentin po stërvitet me Lazion në Romë dhe është në pritje të dritës jeshile për të kryer vizitat mjekësore në Angli. Portieri i Kombëtares pritet të jetë gardian i dytë pas David De Gea.
Portieri i Kombëtares kuqezi ishte pa kontratë nga 30 qershori, pasi mbylli kontratën me Lazion, ekip ku luajti për 10 vite dhe zhvilloi 208 ndeshje.
EXCLUSIVE: Manchester United have agreed personal terms with Thomas Strakosha and are set to complete his signing. Strakosha is currently training on his own in Rome & is waiting on green light to travel for medical (he could join the Utd squad in Melbourne). 🇦🇱🧤🔴 #MUFC pic.twitter.com/J9hdZjPwnq
— mufcmpb (@mufcMPB) July 10, 2022
KOHA JONË SONDAZH

