E BUJSHME/ Suarez mund të transferohet te Juventusi këtë verë

Lionel Messi nuk është i vetmi që ka pushtuar faqet e para të mediave sportive. Një tjetër emër i madh që është ende pa një skuadër është Suarez, i larguar nga revolucioni i ri i Barcelonës.

Pasi u shpall i padëshiruar te Barcelona, u fol se uruguaiani mund të kalonte në MLS, por së fundmi, mediat italiane shkruajnë se Suarez i është ofruar Juventusit, i cili është në kërkim të partnerit të Ronaldos në sulm pasi largoi Higuain.

Sipas kësaj faqe sportive, bardhezinjtë mund ta sjellin në Torino 33-vjeçarin për rreth 40 milionë euro, duke bërë që nga Lionel Messi, Suarez të përfundonte në shok skuadre me Cristiano Ronaldon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?