E BUJSHME/ UEFA përjashton për dy vite nga Championsi Manchester City-in
UEFA ka përjashtuar Manchester City nga garat evropiane për dy sezonet e ardhshme dhe e ka gjobitur me një shumë prej 30 milionë eurosh për shkeljen e Fair Play Financiar.
Një goditje e rëndë për klubin e Manchester City-it që nuk do të jetë pjesë e Champions League për dy sezonet e ardhshme. Vendimi është marrë nga Dhoma Gjyqësore e UEFA-s, teksa klubi anglez ka të drejtë të apelojë çështjen në CAS. UEFA nuk do të komentojë më tej këtë vendim në këtë fazë. /R.Lika-Koha Jone/