E BUJSHME/ UEFA përzgjedh Marash Kumbulla-n si një nga 50 talentet më të mirë në Europë
Gazetarë e sajtit të UEFA-s kanë stiluar një klasifikim me 50 të rinjtë më të mirë që aktivizohen në futbollin profesionist, teksa pjesë e tyre është Marash Kumbulla. Futbollisti i Kombëtares sonë, cilësohet si një nga talentet më të mirë në botë duke na bërë krenar me prezantimet e tij të shkëlqyera me Veronën, dhe tashmë edhe me Romën.
“Kumbulla u bashkua me sektorin e të rinjve të Veronës në moshën 18 vjeç. Një qendërmbrojtës i gjatë, i cili admiron Giorgio Chiellinin; u bashkua me Romën në shtator dhe menjëherë tregoi vlerat e tij në kryeqytetin italian”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s.
Shqiptari do të jetë një nga 50 lojtarët që do të jetë pjesëmarrës në votimin për talentin më premtues në botë. Te skuadrat italiane ka vend edhe për Maldinin dhe Hage nga Milani, Frabotta dhe Dragusin nga Juventusi. /R.Lika-Koha Jone/