E BUJSHME/ Uzuni arrin akordin me skuadrën e La Ligas

Myrto Uzuni i befason të gjithë në ditët e fundit të merkatos. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare në limitet e merkatos së janarit i bashkohet Granadas në LaLiga.

Gjithçka konfirmohet nga mediet hungareze, të cilat raportojnë se 26-vjeçari do të ndryshojë kampionat, duke u bërë pjesë e një prej ligave më të forta në Europë.

Uzuni nuk është grumbulluar për ndeshjen e kësaj të diele të Ferencvarosit kundër Ujpestit. Mësohet se marrëveshja mes dy klubeve është totale dhe pritet thjesht zyrtarizimi i sulmuesit kuqezi në klubin spanjoll. Mediet hungareze shkruajnë se do të jetë një nga transferimet më të shtrenjta nga Liga e Parë e Hungarisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ferencvarosi mendohet se do të përfitojë 3.5 milionë euro, ndërsa futbollisti shqiptar do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare. Për një sezon e gjysmë në radhët e Ferencvarosit, Uzuni është aktivizuar në total në kampionat në 35 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?