E BUJSHME/ Ylli serb me “zemër të madhe”: Lutem për Shqipërinë!
Tërmeti që ka tronditur vendin tonë sot nuk ka lënë pa reaguar shumë klube të njohura europiane, por edhe futbollistë të spikatur. Pavarësisht marrëdhënieve aspak të mira që kemi pasur me Serbinë, kjo nuk do të thotë se s’ka edhe futbollistë jo vetëm të mëdhenj, por dhe me zemër të madhe.
Njëri prej tyre është padyshim Nemanja Matic, i cili i ka befasuar të gjithë me postimin në “Insta Story”-in e tij në Instagram. Mesfushori i United shkroi: “Lutem për Shqipërinë”.
Një gjest për t’u duartrokitur, një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë në të tilla raste dallohen edhe njerëzit e mirë. /R.Lika-Koha Jone/