E dhimbshme/ Gjendet trupi i pajetë i futbollistes shqiptare që humbi jetën në liqen
Pas tre ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i futbollistes shqiptare të lindur dhe rritur në Zvicër, Florijana Ismaili, që aktivizohej me Young Boys dhe kombëtaren helvete. Lajmi i dhimbshëm është dhënë sot nga mediat italiane. Trupi është zbuluar në një zonë të liqenit të thellë 204 metra. Mjetet tërhoqën trupin e saj me anije që ishte zhytur në një thellësi prej 20 metrash, dhe më pas janë njoftuar familjarët e saj.
Floriana, bashkë një mikun e saj, kishin marrë një motoskaf me qira për të kaluar disa ditë relaks në Lario, liqenin e Komos dhe ishin nisur nga Muso. Zhytja në një thellësi të madhe që shkonte në 100 metra, ka rezultuar fatale për jetën e saj.
E lindur në vitin 1994 në Valpersvil nga prindër me etni shqiptare, Florijana Ismaili ka lëvizur hapat e parë në skuadrën lokale nga viti 2006 deri në 2011, për të shkuar më pas te Young Boys duke u bërë edhe kapitene e ekipit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

