E dhimbshme, trajneri 21-vjeçar në Spanjë vdes nga koronavirusi

Francisco Garcia, trajneri i të rinjve të Atletico Portada Alta, një klub futbolli nga Malaga, vdiq mbrëmjen e djeshme në qytetin Andaluzian. 21-vjeçari u infektua me koronavirus, por kishte edhe sëmundje të tjera.

Në Andaluzi numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi, ka shkuar në gjashtë. Atletico Portada Alta ka reaguar me një mesazh në rrjetin social.

“Ai ishte një djalë i fortë që e donte punën e tij. Kujdeset për fëmijët në stërvitje, sikur të ishin djemtë e tij. Ne dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe të afërmve të trajnerit tonë, Francesco Garcia. Çfarë do të bëjmë pa ty, Francesco?”, lexohet në postimin e klubit andaluzian. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP