“E dini që jam kapiten i United?”, si lindi sherri i Maguire me policët pasi dy shqiptarë i injektuan drogë së motrës
Harry Maguire është në telashe të mëdha pas sherrit që bëri në ishullin Mykonos me dy shqiptarë dhe më pas edhe me policinë vendas. Mbrojtësi anglez do të përballet me akuzat për sulm, abuzim verbal, sulm ndaj oficerëve të policisë si dhe tentativë për dhënie ryshfeti.
Avokati i tij së bashku me babain, Alan, kanë mbërritur në gjykatë në orën 11:00 për të dëgjuar pretendimet e policëve. Së bashku me Maguire, në përleshje ishte edhe Joe, i vëllai i tij që luan për Likeston Town, si dhe Christopher Sharman.
Avokati i Maguire ditën e sotme ka thënë se motrës së futbollisti i injektuan një ilaç droge nga dy burra misteriozë nga Shqipëria, në lokalin ku ndodheshin në Mykonos. Ajo humbi ndjenjat, teksa më pas ndërhyri edhe futbollisti së bashku me vëllain dhe mikun e tij. Më tej ata kërkuan që të merrnin një taksi për ta dërguar në spital, por nuk u lejuan nga policët civilë.
Oficeri Mickolos Kolios pretendoi dha prova se Maguire filloi të shtynte oficerët dhe të bënte abuzim verbal. Ai shtoi se futbollisti dhe vëllai i tij Joe u përpoqën të mashtrojnë oficerët duke thënë: “A e dini kush jam unë? Unë jam kapiteni i Manchester United. Jam shume i pasur. Unë mund t’ju jap para. Mund t’ju paguaj, ju lutemi na lini të shkojmë”.
Në Gjykatë lindi edhe pretendimi se Maguire u ka thënë policëve “Shkoni p***” si brenda ashtu edhe jashtë stacionit të policisë. Të gjashtë oficerët e përfshirë në incident ishin me veshje civile, që po kryenin patrullime të fshehta në qytetin Mykonos të enjten në mbrëmje.
“Ne u thamë që ishim policë dhe u treguam letrat tona të identitetit”, shtoi njëri prej tyre, duke shtuar së më pas futbollisti abuzoi si verbalisht ashtu edhe fizikisht ndaj tyre. Të tre të pandehurit kanë ofenduar policët, dhe tashmë rrezikojnë një dënim nga 3-5 vjet, nga Gjykata në Syros. /Rozalb Lika-Koha Jone/