E dinin të vdekur prej 4 vitesh, por “Bild” trondit Gjermaninë! Ish-lojtari i Shalkes është shëndoshë e mirë
Në fillim të vitit 2016, futbolli gjerman u përball me lajmin e vdekjes të Hianik Kamba, mbrojtës i datëlindjes 1986, për shkak të një aksidenti me makinë në Kongo. Kamba kishte një të kaluar te të rinjtë e Shalkes, ku kishte luajtur me Manuel Nojerin.
Por ky lajm është përgënjeshtruar sot nga “Bild”, katër vite me vonesë. Kamba, që është shëndoshë e mirë, punon për një shoqëri energjitike në zonën e Ruhrit. Lajmin e vdekjes së lojtarit duket se e ka shpërndarë ish-partnerja e tij, që ka kërkuar të arkëtojë të ardhurat e siguracionit të jetës së Kambas.