E duan në “Camp Nou”, Messi e Neymar i kërkojë Barcelonës të transferojë Dele Alli-n
Nëse klubi po qëndron duarkryq, atëherë ka një arsye pasi Lionel Messi dhe Neymar po bëjnë punën e drejtorit sportiv teksa kanë piketuar përforcimin që sipas tyre i nevojitet klubit. Sipas “Daily Express”, yjet katalanas kanë kërkuar blerjen e Dele Alli nga Totenham.
Katalanasit janë interesuar edhe për brazilianin e Liverpool, Philippe Coutinho dhe yllin e Borussia Dortmund Ousmane Dembele. Megjithatë, Messi dhe Neymar duan mesfushorin anglez në Barcelonë. 21-vjeçari ka qenë protagonist sezonin e kaluar me Tottenham duke realizuar 22 gola në 50 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet. Për shkak të këtyre paraqitjeve, klubet më të mëdha të Europës janë vënë në lëvizje për Alli.
KOHA JONË SONDAZH

