E duan në Premier League, Dybala bën gati valixhet

Pas Gareth Bale, Tottenham Hotspur ka shënjestruar një tjetër emër interesant për fazën sulmuese. “Gjelat” kanë kryer stërvitjen e parë nën urdhërat e Jose Mourinho, me luzitanin që u konfirmua mëngjesin e sotëm në krye të ekipit.

“Special One” mori vendin e lënë bosh nga Mauricio Pochettino dhe tashmë ka nisur të mendojë për merkaton. Sulmi duket se është ai më delikat, me Mourinho që pas uellsianit të Realit të Madridit ka hedhur sytë nga Seria A. Aty ku ka “peshkuar” te Juventusi dhe kontretisht, Paulo Dybalën.

Argjentinasi nuk po kalon një moment të mirë në këtë fazë të sezonit dhe një kalim në Premier League shihet si ideal. Gjithçka pritet të ndodh gjatë merkatos së verës së vitit 2020, pasi zor që bardhezinjtë të heqin dorë prej tij që në janar.

SHKARKO APP