E duan në Seria B, Kastriot Dermaku bën gati valixhet

STADIO GIUSEPPE MEAZZA, MILAN, ITALY - 2019/10/26: Lautaro Martinez (L) of FC Internazionale competes with Kastriot Dermaku of Parma Calcio during the Serie A football match between FC Internazionale and Parma Calcio. The match ended in a 2-2 tie. (Photo by Nicolò Campo/LightRocket via Getty Images)

Merkato e janarit pritet të sjellë ndryshim ambienti për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku.

27-vjeçari i marrë te Cosenza nga Parma gjatë merkatos së verës së shkuar ka grumbulluar 11 paraqitje, 7 prej të cilave si titullar.

Futbollisti potent ka përfunduan në “lupën” e Salernitana. Lajmin e bën të ditur “salernitananeës.it”, që e ka vendosur shqiptarin në listën e dëshirave për merkaton e janarit.

Megjithatë, Dermaku nuk është objektivi i vetëm i Salernitana. Ambicia për tu ngjitur në Seria A italiane e ka çuar klubin shekullor të mendoj edhe për Pawel Dawidowicz të Veronës, apo Salamon nga SPAL.

Pas 19 takimeve të para, Salernitana numëron 26 pikë në vendin e 10-të, i distancuar 20 pikë nga kreu që mbahet nga Benevento dhe vetëm 3 pikë nga zona play-off e Seria A.

SHKARKO APP