E ëma e Mbappe i jep shpresa PSG për qëndrimin e yllit francez në Paris

Mamaja e Kylian Mbappe raportohet se ka komunikuar së fundmi me drejtuesit e klubit të Paris Saint-Germain. Sipas medieve franceze Fayza Lamari ka diskutuar për të ardhmen e djalit të saj dhe u ka dhënë shpresë parizienëve.

Mbappe ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen dhe po pret që të mësojë më shumë për projektin e klubit francez apo dhe të klubit të Realit.

Pavarësisht dëshirës së sulmuesit për të luajtur me madrilenët, PSG-ja nuk pranon të heqë dorë nga tentativat për ta bindur francezin që të zgjasë qëndrimin në Paris.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?