E ëma e Ronaldos: Jam shumë mirë, kalova një moment jo të lehtë!
Dolore Aveiro, e ëma e Cristiano Ronaldos, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka kaluar tronditjen e madhe të pësuar përpara dy ditësh, kur edhe u shtrua me urgjencë në spitalin e Madeirës për shkak të një ishemie.
“Jam shumë mirë tani dhe po e kaloj! Shumë shpejt do t’i kthehem rutinës ditore, dashtë Zoti! Kalova një moment jo të lehtë, por isha me fat. Ndjej të falënderoj të gjithë për mesazhet që më kanë dërguar dhe mbështetjen që kanë shfaqur”, ka shkruar Dolores në rrjetet sociale.