E fejuara e mbrojtësit të Juventusit është me Covid-19 dhe shtatzënë: Kam shumë frikë!
Ditët e gëzimit në shtëpinë e Ruganit, janë kthyer në momente frike. Michela Persico, e fejuara e mbrojtësit ë Juventusit, ka dalë pozitive në provën e Covid-19, por në të njëjtën kohë ajo ka njoftuar se është shtatzënë.
“Daniele dhe unë po presim një djalë. As nuk mund të flas me të, mjekët më kanë risiguruar se është mirë, por kam frikë. Nuk mund të flas me askënd, por do ja dal”, ka thënë moderatorja italiane.
Persico është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe aktualisht është në izolim në shtëpi: “Daniele nuk kishte asnjë simptomë, por papritur dy netë kishte ethe. Më pas bëri testin dhe doli pozitiv. Unë nuk kam simptoma dhe jam mirë. Shpresoj që virusi të mos ndikojë në shtatzëni. Mjekët më kanë siguruar që nuk do të ketë probleme. Vendoseni veten në vendin, kam frikë pafund”. /R.Lika-Koha Jone/