E FUNDIT/ Anis Mehmeti gati të ndryshojë skuadër, vjen oferta 3 milionë euro
Ipswich Town është shumë pranë finalizimit të një marrëveshjeje prej rreth 3 milionë paundësh për sulmuesin e Bristol City, Anis Mehmeti. Sipas Sky Sports, futbollisti 25-vjeçar ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në “Portman Road” dhe pritet të firmosë një kontratë trevjeçare e gjysmë me klubin. Nëse gjithçka mbyllet sipas parashikimeve, Mehmeti do të bëhet përforcimi i parë i Ipsëich Town në merkaton e janarit.
Futbollisti i Kombëtares sonë, ka kaluar në akademitë e Fulham, Tottenham dhe Norwich City, përpara se të nisë karrierën e tij në futbollin e të rriturve me skuadrën jo-profesionale Woodford Town. Në vitin 2020 ai u transferua te Wycombe Wanderers, ndërsa tre vite më vonë bëri hapin e madh drejt Championship-it me Bristol City.
Mehmeti, i cili aktivizohet kryesisht në krahun e majtë por është mjaft i gjithanshëm në fazën ofensive, ka realizuar 26 gola në 134 ndeshje me Bristol City në të gjitha kompeticionet gjatë tre sezoneve e gjysmë. Vetëm këtë edicion në Championship, Mehmeti ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 6 asistime në 28 ndeshje.
Kontrata e tij me Bristol City skadon në verë, çka ka shtyrë klubin të kërkojë një transferim që në janar për të shmangur largimin pa përfitim financiar. Interesant është fakti se Mehmeti luajti 90 minuta të plota në humbjen 2-0 të Bristol City pikërisht ndaj Ipswich Town të martën mbrëma.
Trajneri Gerhard Struber e ka konsideruar “jo surprizë të madhe” interesimin për mesfushorin ofensiv, ndërsa raportimet flasin se edhe Wolverhampton, që po lufton për mbijetesë në Premier League, ka shfaqur interes për shërbimet e tre herë përfaqësuesit të Kombëtares shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

