E FUNDIT/ Bllokohet merkato e Barcelonës, Dembele i “ngec” në shtëpi

Transferimi i mundshëm i Ousmane Dembele te PSG duket vërtet i pamundur. Barcelona dhe PSG kanë negociuar që prej pasdites së të shtunës, por nuk kanë arritur një marrëveshje që sulmuesi t’i bashkohet skuadrës franceze.

Kur mbeten edhe pak orë nga mbyllja zyrtare e merkato, negociatat kanë ngecur. Problemi qëndron në Fair Play Financiar të PSG-së. Klubi francez duhet të lirojë disa nga lojtarët e tij në mënyrë që të kryhet operacioni.

Fillimisht Barcelona kërkoi 20 milionë për transferimin, shumë që klubi francez nuk ishte e gatshme që ta paguante. Jo vetëm për shkak të kostos, por edhe sepse ka një numër të lartë futbollistësh në ekip me kontratë. Duke parë këtë situatë, edhe nënshkrimi me Aubameyang mund të dështojë për Barcelonën, edhe pse lojtari ka zbarkuar në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?