E FUNDIT/ Dëmtim i rëndë për Elseid Hysaj, del me barelë nga fusha e lojës
Në minutën e 33-të të ndeshjes Torino-Napoli, Elseid Hysaj është detyruar që të dalë nga fusha e lojës. Mbrojtësi i kombëtares sonë ka rënë keq në tokë pas një përplasje me Ansaldin, duke bërë që të dilte me barelë nga fusha.
Pesha e trupit e gjitha në kokë, ka bërë që ai të dëmtohet në momentin e rënies, ndërkohë që “Sky Sport” në Itali njofton se gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe nuk asgjë shqetësuese.
Shkodrani pritet që të kryeje ekzaminimet e nevojshme për të shmangur ndonjë të papritur, ndërkohë që tashmë prania e tij në dy sfidat e kombëtares është në dëmtim. /Rozalb Lika-Koha Jone/



KOHA JONË SONDAZH

