FSHF cakton datën e rifillimit të sezonit të Kategorisë Superiore

Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar datën 3 qershor për rifillimin e sezonit aktual. Në mbledhjen e sotme me presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore u mor ky vendim, ndërkohë që tashmë do të pritet edhe miratimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

 

SHKARKO APP