Futbollisti i Atletico Madrid del pozitiv në testin e koronavirusit

Nuk ka aspak lajme të mira nga Spanja. Tamponët e kryer nga futbollistët e ekipeve të La Ligas, kanë zbuluar disa raste pozitive me Covid-19. Një prej futbollistëve të prekur është edhe lojtari i Atletico Madrid, Renan Lodi.

Nga testet e kryera deri më tani kanë qenë 10 raste pozitive, teksa lajmi për mbrojtësin nuk është konfirmuar ende nga Los Colchoneros. Lajmi i publikua nga “Globe Sport”, ndërkohë që klubi madrilen nuk e ka konfirmuar, duke shkruar në një postim: Renan ju dërgon një përshëndetje nga shtëpia e tij. Së shpejti do të shihemi!”.

Atletico Madrid ka dashur që të ruajë privatësinë, duke konfirmuar në mënyrë indirekte rastin pozitiv. Lodi është asimptomatikë, duke mos shfaqur asnjë shenjë të sëmundjes. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP