E hodhi në fushë i pari në Premier League, Lampard: E njoh mirë Brojën, është i fortë!
Sfidat e mëdha për Armando Brojën janë thuajse çdo fundjavë. Këtë herë në fakt sulmuesi i Kombëtares sonë do të sfidojë një emër të madh si Frank Lampard, i cili drejton skuadrën e Evertonit. Ish-mesfushori i dhuroi Brojës debutimin në Premier League me fanellën e Chelsea, në muajin mars të vitit 2020 në një ndeshje ndaj Everton.
Tashmë si kundërshtarë Lampard ka folur rreth Brojës duke e vlerësuar shqiptarin, ndërsa thekson se ia njeh mirë cilësitë shtatlartit kuqezi.
“E njoh mirë Brojën, unë i dhurova atij debutimin në Premier League. Është një djalosh shumë i mirë dhe shumë i talentuar. Është i shpejtë, është i fortë dhe ka shumë nuhatje për golin. Një lojtar i ri shumë i mirë dhe unë jam i ndërgjegjshëm për aftësitë e tij”, u shpreh Lamaprd.
KOHA JONË SONDAZH

