E huazuan me bujë në verë, Bayerni merr vendimin për fatin e Nico Jackson

E ardhmja e sulmuesit senegalez Nico Jackson te Bayern Munich duket e pasigurt. Sipas asaj që raporton Bild, drejtuesit e klubit bavarez nuk janë plotësisht të bindur nga paraqitjet e tij dhe mund të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare nga Chelsea.

Jackson, i cili u bashkua me Bayernin në formë huazimi nga klubi londinez, ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në 12 ndeshjet e para me kampionët e Gjermanisë. Sipas marrëveshjes, Bayern ka mundësinë ta blejë përfundimisht lojtarin për 65 milionë euro, por kjo e drejtë do të kthehej në detyrim nëse ai arrin 40 paraqitje gjatë sezonit.

Në këtë moment, ndjesia është se ish-lojtari i Villarreal nuk do ta arrijë këtë kuotë, çka e bën shumë të mundshme që Bayerni të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes. E ardhmja e tij, për rrjedhojë, mbetet e hapur mes rikthimit në Chelsea dhe kërkimit të një aventure të re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?