E ironizojnë se di të shënojë “gola të lehtë”, Haaland: Jam i mirë në diçka që shumë të tjerë s’munden

Erling Haaland ka reaguar me ironi ndaj kritikave që e shoqërojnë shpesh për stilin e tij të lojës, duke i konsideruar si finalizime të lehta brenda zonës golat e tij. Në një intervistë për revistën prestigjioze Time, sulmuesi norvegjez ka sqaruar që nuk e shqetësojnë këto etiketime, përkundrazi, i sheh si një kompliment.

“Cila është gjëja më e vështirë në futboll? Të jesh ekspert i ‘tap-in’ do të thotë që po shënon shumë gola, apo jo? Mua më pëlqen kjo përshkrim. Do të thotë që unë bëj mirë diçka që shumë të tjerë nuk arrijnë ta bëjnë”, u shpreh Haaland.

Me 25 vjet në moshë dhe mbi 300 gola në vetëm 370 ndeshje, ai ka kaluar ritmin e shënimit të legjendave si Messi, Ronaldo dhe Mbappé në të njëjtën fazë të karrierës. Megjithatë, Haaland nuk pretendon të jetë më i miri në botë: “Nuk jam më i miri, jam një prej tyre. Askush nuk mund t’u heqë Messit dhe Ronaldos rekordet e tyre, as unë”, shtoi ai me respekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht komenteve që e cilësojnë si “opportunist”, Haaland nuk ndjen nevojën të justifikohet: ai vazhdon të jetë një nga golashënuesit më të frikshëm në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?