E kërkoi Milani, Man. United merr vendimin drastik për mesfushorin
Nemanja Matic ishte shumë pranë largimit nga Manchester United, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe për interes shfaqi skuadra e Milanit.
Në merkaton e verës por edhe tani, drejtuesit e klubit italian kanë qenë në kontakte për ta ofruar në “San Siro” pasi konsiderojnë tek mesfushori eksperiencën që disponon. Megjithatë tani gjërat kanë ndryshuar dhe drejtuesit e “djajve të kuq” të cilët i kanë ofruar një kontratë të re mesfushorit serb, për ta mbajtur në “Old Trafford” deri në verën e 2021-shit.
Shkak për këtë vendim është bërë dëmtimi i McTominay dhe Pogba, që kanë lënë boshllëk në mesin e fushës. Matic ka luajtur shumë pak këtë sezon dhe nuk ndihet i lumtur tek 20 herë kampionët e Premier League.