E kërkojnë me ngulm klubet e mëdha, sulmuesi anglez arrestohet në Londër pas një sherri në lokal
Sulmuesi anglez Ivan Toney është vënë në pranga në orët e para të së shtunës, 6 dhjetor, pas një incidenti të ndodhur në një bar të Londrës. Sipas të përditshmes britanike The Sun, ish-lojtari i Brentford dhe aktualisht pjesë e Al Ahli, dyshohet se ka goditur me kokë një person gjatë një konflikti të çastit.
Raportimet tregojnë se gjithçka ka nisur pasi një djalë e ka ndaluar dhe e ka kapur Toney-n për qafe me qëllim që të bënte një selfie me të. Reagimi i sulmuesit ka eskaluar, duke çuar në një përplasje fizike dhe më pas në ndërhyrjen e policisë.
Kjo nuk është hera e parë që emri i Toney del në qendër të vëmendjes për arsye jashtë fushës së lojës. Kujtojmë se sulmuesi anglez më parë është pezulluar për 8 muaj për shkak të basteve të vendosura mbi ndeshjet e tij.
KOHA JONË SONDAZH

